Betejë për mbrojtjen e demokracisë në Shkodër, digjen materialet e votimit, s’ka zgjedhje me 30 qershor

231

Betejë për mbrojtjen e demokracisë në Shkodër dhe zbatimin e dekretit të Presidentit se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor.Tension dhe përplasje mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit në Shkodër. Në orët e mbrëmjes administrata e bashkisë ka shkuar në KZAZ numër 2 për të liruar ambientet duke u bazuar te dekreti i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve.

Aty janë përplasur me forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sportit. Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës.

rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka”. Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët u futën me forcë brenda shkollës.
Bashkia letër shkollave që të mbyllin dyert për KZAZ- Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar na bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.

“Meqënëse objektet e shkollës janë asete në pronësi të Bashkisë Shlkodër dhe administrohen si territore nga bashkia Shkodër këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte.”
Bashkia e mbyll kërkesën për të cilën ka vënë në dijeni dhe drejtorinë rajonale arsimore në Lezhë duke nënvizuar: “Përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirëorganizmi i procesit mësimor dhe jo administrimi i objektit. Kërkesa mban firmën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi.

Perplasjet paradite- Përplasjet mes policisë së shtetit dhe asaj bashkiake nuk kanë munguar as mëngjesin e së martes në mjediset e jashtme të KZAZ-së nr.2 në Shkoder. Sërish shkak u bë tentativa për të hyrë me forcë në këto mjedise nga anëtarët e KZAZ-së përfaqësues të Partisë Socialiste, e krah tyre e rreshtuar edhe policia e shtetit.
Sapo është synuar hapja me force e qepenit të pallatit të sportit, ka ndërhyrë policia bashkiake, ndërsa në debat e sipër drejtuesi i kësaj strukture Anton Hasanpapaj i drejtohet policisë se do ta mbrojnë edhe me jetë nëse lind nevoja këtë objekt. Për këtë situatë reagoi kryebashkiakja Voltana Ademi e cila deklaroi se kjo KZAZ është tentuar të uzurpohet nga militantë të Ramës.