Akademiku i njohur: Pa praninë e opozitës shteti nuk mund të funksionojë më

101

Akademiku i njohur, Artan Fuga ishte tepër i ashpër kundërjet situatë spolitike e cila dominon në vend. I ftuar në emisionin Tempora, Fuga u shpreh se ka shumë situata qesharake të cilat janë duke u konsideruar të ligjshme nga ana e mazhorancës.

Sipas tij nuk mund të imagjinohet që një parti politike nuk lejohet të dalë nga zgjedhjet.

“Nga pikëpamja juridike një opozitë ka të drejtë të thotë se unë nuk dua të marrë pjesë më në këtë sistem. Për mua është qesharake ajo që ndodh me një parti që do të dalë nga zgjedhjet dhe nuk e lënë të dalë.

Në momentin kur del opozita shteti ynë nuk funksionon më”, tha Fuga.

Artan Fuga: Më 30 qershor rrezikojmë një konflikt social me përmasa të gjera!

Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se në 30 qershor i druhet një konflikti social.

Fuga: Të dyja palët politike janë në atë që quhet pasiguri juridike. Sepse mbështetn në dy baza juridike që janë kontradiktore me njera-tjetrën.

Zakonisht thuhet se kjo pasiguri juridike dhe ky paradoks juridik nga pikëpamja sociale sjell konflikt social.

Ne jemi dhe rrezikojmë një konflikt social me përmasa shumë të gjera. Sot unë i qëndroj një ligji që në statistikë dhe shkendca sociale është ligjit i Meet Calfit, i cili thotë në qoftë se supozohet teorikisht një gjë e keqe mund të ndodhë, ajo gjë mund të ndodhë.