30 qershori, Basha: Të vendosur dhe të bashkuar në betejën për të ardhmen

110

Kryetari i opozitës, Basha ftoi shqiptarët të jenë të bashkuar dhe të vendosur në betejën për të ardhmen e vendit me 30 Qershor. Basha deklaroi se plani i Ramës për luftë mes shqiptarëve do të dështojë dhe se shqitartë janë të bashkuar.

“Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo në parlament. Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo të menaxhojnë fushata elektorale. Ka ardhur koha që pas 21 vjetësh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeru që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë

Së bashku me largimin e tij, do të mbyllet kapitulli i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe Shqipëria do t’u rikthehet vlerave europiane.

Këtë ua premtoj të gjithë shqiptarëve në emër të së ardhmes së fëmijvë tanë!

Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës.

Ju ftoj të jemi të vendosur dhe të bashkuar në këtë betejë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa, për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.