Zëri i Amerikës transmeton direkt protestën e opozitës në Tiranë

Opozita ka nisur protestën e 4 kombëtare në Tiranë me kërkesën për largimin e Edi Ramës nga post ii Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Protesta e opozitës po transmetohet direkt në faqen e Zërit të Amerikës në rrjetin social.

Pothuajse të gjitha protestat e opozitës janë pasqyruar nga mediat ndërkombëtare, duke treguar interesin e tyre për zhvillimet në Tiranë.

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë.

Nuk dihet se çfarë skenari do të përdorë sot opozita, ndërkohë që policia veç godinës së kryeministrisë ka rrethuar edhe atë të parlamentit.