Të gjithë në Sarandë e dinë se nën/drejtori i Spitalit jepte haraç tek deputeti nga fitimet e majme të drogës

Telnis SKUQI

Të thuash që Florenc Llanaj, nën/drejtor i Spitalit të Sarandës, një nga tetë të ndaluarit gjatë ditë së sotme për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me akuzën “Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike” është gjeni, këtë vetëm deputeti socialist Alket Hyseni mund ta shpjegoj.

Qytetarët e Sarandës duan të dinë se kush e vendosi në pozicionin e nën/drejtorit, duke spostuar një specialist, dhe çfarë merite kishte djali i ish drejtorit të arsimit të Sarandës?!

Të gjithë saranditët e dinë që Florenci është ekonomist analfabet funksional, por merita e tij ishte se kishte dy aftësi: të flirtonte me deputetin dhe të jepte haraç tek ai nga fitimet e majme të rrugëve të drogës.

auto policia1557160653