S’ka burg për qytetarët, lirohet ish-deputeti Kleves Balliu dhe tre protestuesit

Gjykata ka vendosur të lirojë nga burgimi ish-deputetin Kleves Balliu dhe ka lënë po ashtu të lirë edhe tre protestuesit e arrestuar dy ditë më parë.

Klevis Balliu ka folur gjatë seancës gjyqësore të zvvilluar ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, pas ndalimit nga policia dy ditë më parë.

Duke folur në sallë, Balliu është shprehur se, kërkojnë që të burgosin atë dhe të tjerët që të mos jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të të shtunës 11 maj.

Ai tha gjithashtu se është ndaluar pa të drejtë dhe pas kësaj nuk I është ofruar për më shumë se katër orë ndihmë mjekësore pasi ishte helmuar me gaz lotsjellës.

“Janë shtëpitë që po rrezikohen nga projekti korruptiv i kësaj qeverie. Unë i kam mbështetur, i mbështes dhe do ti mbështes. Partia Demokratike dhe gjithë përfaqësuesit e saj do ti mbështetsim. Ta harrojnë se me shoqërimin e ndonjërit do të na frikësojnë.
Nëse sot protestojmë është edhe arsyeja se qeveria i ka bërë pis uniformat e Policisë së Shteti me kanabizimin e vendit.

E kuptoj Prokurrorinë që ka një vit e tetë muaj si e jashtëligjshme si dhe e kuptoj presionin dhe urdhërat që ka marrë por nuk pranoj asnjë akuzë që mund të më drejtojnë.

Kam ndenjur për katër orë e gjysëm pa marrë asnjë ndihmë mjekësore sepse policia nuk i lejonte të më shërbenin pasi isha dëmtuar sepse nuk shihja për shkak të gazit?”.

Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë për të akuzuarit e tjerë Lulzim Marqinaj, Seit Hajderasi dhe Elton Skënderi u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”