Rikthehet diktatura/ Arrestohet nga policia në mes të natës pse kritikoi Ramën në Facebook

Rigels Topi nga qyteti i Elbasanit është shoqëruar që prej orës 23 të mbrëmjes së djeshme nga policia e Elbasanit.

30 vjeçari ndodhet ende në komisariatin e Elbasanit dhe flitet se arsyeja është se ka sharë kryeministrin Edi Rama.

Burime mediatike kanë bërë me dije se i riu është shoqëruar pasi kishte ofenduar në rrjetin social Facebook kryeministrin.

Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin.

auto 9a1b3991 f866 4039 803f ed1e2a6845b61557915816 1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here