Rama bllokohet nga banorët e Unazës së Re, futet në rrugë dytësore në Fabrikën e Miellit

Rama ka lajëmruar në momentet e fundit për një vizitë rutinë në zonën e Fabrikës së Miellit në kryeqytet, por kjo duket se është shfrytëzuar sërish nga banorët e Astirit. Ata janë grumbulluar në mënyrë urgjente për t’i bërë ballë eskortës së kryeministrit duke bllokuar rrugën në të cilën do të kalonte Rama.

Sapo janë lajmëruar për këtë vizitë banorët janë përballur edhe me efektivët e policisë të cilët janë munduar të ndalojnë protestën e paparaljmëruar të banorëve.

Bllokimi i rrugës ka sjellë dhe disa përplasje me drejtuesit e mjeteve, të cilët iu bjenë borive, dhe kërkojnë që të kalojnë, pavarësisht rezistencës së banorëve.

Tensionet nuk kanë munguar dhe mes banorëve dhe efektivëve të policisë, ku disa prej qytetarëve kanë hedhur vezë në drejtim të punonjësve të policisë.

“Ju doni të vidhni, kemi 7 muaj që nuk na dëgjon njeri. Anulloni projektin dhe ne ikim, a keni familje ju”, shprehet një prej banorëve në drejtim të punonjësve të policisë.

Rama ishte nisur për tek fabrika ‘Miell Tirana’, për ka hasur në bllokadën e banorëve. Ai është futur tek fabrika, duke ndjekur një rrugë tjetër mes pallateve, nga pas fabrikës.

Banorët e zonës së Unazës së re që kanë më shumë se 4 muaj në protestë në mbrojtje të shtëpive të tyre i kanë bllokuar rrugën Edi Ramës.

protst

protest1

protest 6

banoret