Protoduari reagon nga qelia: Po bëj burgun e Damian Gjiknurit, duan të më mbyllin gojën!

Dorjan Protoduari, i arrestuar për protestat e banorëve të Astirit, ka reaguar nga qelia e burgut pas përplasjeve që kanë ndodhur sot tek Astiri.

Protoduari i njohur ndryshe si “Luani i Astirit”, për shkak të fuqisë fizike gjatë përplasjeve ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë të ëmën që i është dhunuar nga policia.

“S’do t’ia dalë Rama të burgosë të gjithë protestuesit. Jam ndier keq kur kam parë mamanë time të dhunohej. Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Po bëj burgun e Damian Gjiknurit. Më kanë futur në burg që të më mbyllin gojën.

Me arrestimin e babait nuk më trembin”, është shprehur Protoduari në një lidhje telefonike për Fax News.

IMG 20190507 WA0083