Protestuesit i venë flakën Kryeministrisë dhe Parlamentit

Qindramijëra qytetarë janë mbledhur në një protestë kombëtare për të larguar nga qeveria Ramën.

Uragani qytetar ka mbërritur nga i gjithë vendi dhe bulevardi Dëshmorët e Kombit është i tejmbushur nga numri i madh i protestuesve.

Protetsuesit po heqin pengesat dhe po përballen me policinë. Protetsuesit i kanë vënë flakën dyerve të Kryeministrisë.

Me qindra mijëra qytetarë ndodhen në këto momente përballë Kryeministrisë, ku i janë bashkuar thirrjes së opozitës së bashkuar për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Në këtë momente protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë dhe i kanë vënë flakën kryeministrisë dhe kanë ngjyrosur muret e kryeministrisë me bojë të zezë

auto Screenshot 21557594938