Protestuesi në gjendje të rëndë pas sulmit me gaz djegës dhe lotsjellës nga policia

Partia Demokratike ka publikuar videon e protestuesit, Astrit Sadikaj, i cili u dhunua rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës.

Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.

Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Ish-deputetja Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.

Kujtojmë se protesta e sotme ishte e paparalajmëruar, dhe banorët u organizuar pas informacioneve që kishin se në zonën e Fabrikës së Miellit do të ishte i pranishëm kryeministri Rama.

Ata janë shprehur se do të mbrojnë me çdo kusht shtëpitë e tyre, dhe se pas 7 muajve protestash kryeministri është i detyruar që t’i dëgjojë.