Protestuesi në gjendje të rëndë nga gazi helmues, ambulanca vjen 25 minuta me vonesë

Një protestues ka mbetur i shtrirë për afro 20 minuta pa ndjenja në protestën që po zhvillohet në këto momente përpara parlamentit, pa iu dhënë ndihma e parë.

Sikundër raportohet ambulanca është vonuar për më shumë se 20 minuta ndërsa gjendja e tij ka qenë tejet e rëndur.

Qytetari thuhet se ka mbetur i asfiksuar nga hedhja e gazit lotsjellës. Po kështu nga gazi helmues kanë mbetur të asfiksuar edhe fëmijë.

Ndërkohë që nuk është parë e njëjta situatë për policët e lënduar të cilëve u ka ardhur në kohë të shpejtë ndihma e parë.

22 1

2 22