Premtimi i Bashës: 100 milionë euro subvencione fermerëve, do të ulim çmimin e energjisë!

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, pas Korçës ka ndaluar në Devoll në një takim me fermerët e kësaj zone.

Duke i falenderuar për mbështetjen që Devolli i ka dhënë Partisë Demokratike në ditët e saj më të vështira gjatë gjithë viteve të ekzistencës së saj.

Kështu  ju dua bashkë si këtu në Dervoll me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen bashkë me zgjedhje lokale. Si Devolli i punës që me punë dhe me djersë e nderon Partia Demokratike dhe e gjithë Shqipëria.

Nuk jua harrojmë mbështetjen. Shpresoj që shumë shpejt do të vij të flas këtu me vepra dhe me fjalë ndaj gjithësecilit prej jush.

Në fjalën e tyre fermrët i kanë shprehur shqetësimin Bashës se prodhimet e tyre stinore përfundojnë në lumenj, për shkak të mallrave të importit

“Jemi ngopur më raki. Na gjej edhe një vend se u qelbëm. I kemi mbushuar lumenjtë me mollë. Ju programin e keni shumë të mirë, sikur vetëm 50 për qind të këtyre të realizoni do ishin heronj”, iu drejtua një nga fermeët Basha.

Vetë Basha në fjalën e tij u premtoi fermerëve se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, subvencionet për fermerët do të shkojnë në 100 milion euro nga 7 milion euro që janë tani

“Maqedonia i ka sot 100 milion euro sunvencionet. Po kështu edhe Kosova i ka 100 milion euro. Kurse ne i kemi 7 milion euro. Edhe ato i kanë marrë klientët e Ramës. Por cili është propozimi ynë? Ne do të kemi një skemë vjetore 100 milion euro

Në këtë moment ekspertët tanë po ndërtojnë skemën si do të ndërtohet. Krerët që do të mbarështohen dhe sa tonë mollë, apo mish, qumëshnt prodhon, do të ketë një shkallare subvencioni.

Dihet që agrumja shqiptare dalin më herët se disa produkte të tjera në rajon. Në dunet ta kapim këtë avantazh, së pari për tregun tonë dhe e dyta për certitifikimin e produktit dhe shitjen në një tregu tjetër.

Çfarë ndodh sot? Shtetit serb subvencionon femerin e saj dhe ndërhyn të Rama që të na e shesë neve”, premtoi Basha.

Basha: Ja premtimi ynë për uljen e çmimit të energjisë me ardhjen në pushtet

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha ka folur nga Devolli ku mbajti një takim me fermerët edhe për një premtim tjetër që do të realizohet me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet që është ulja e çmimit të energjisë si edhe fundi i monopoleve në bujqësi

“Fundi i monopoleve në bujqësi do të mundësojë që ju tu vijnë produkte me cilësi të lartë. Tjetër masë që do ju ndikojë pozitivisht është ulja e çmimit të energjisë. A e dini se energjia në kaskadë kushton vetëm 0,9 lekë. Duke e rritur çmimin deri në 1300 përqind është një skemë e madhe korruptive. Ulja e çmimit do të sjellë përfitime. Do të rikthejmë fashën e 200 kilovatëve për familjarët por do ulim edhe çmimin për bizneset që prodhojnë. Me prodhimet tuaja ju do i bëni një shërbim të madh vendit, pasi do përfitojnë edhe konsumatorët e qytetit.

Padyshim, e ashtuquajtura reformë e pensioneve ka bërë dy gjëra: rritur kontributin e fermerëve, duke e bërë të papërballueshëm dhe ka rritur mundësinë që skema të bëhet e pamenagjueshme. Kur e kupton se e ke bërë gabim, duhet ta ndalësh, të kërkosh ndjesë dhe pastaj ta përmirësosh. Këta s’janë as tek pika e parë. Do t’i japim fund kësaj skeme që po e falimenton krejt piramidën e pensioneve. Pensioni në fshat s’mjafton as për ilaçet, pra as për të paguar faturën e energjisë.

Jemi sot këtu që me 11 maj e deri me 30 qershor të mos lejojmë EdI Ramën të asgjësojë demokracinë. Demokracia s’është dëshirë, është raport i ndërsjellë: ti më beson programin tim, unë marr përsipër për të qeverisur dhe realizuar premtimet. Kush nuk mban fjalën, largohet me votë. Është çështje lirie dhe demokracie. Liria është aty ku qeveria ka frikë popullin, tirania është aty ku populli ka frikë qeverinë.

Nëse s’çlirojmë votën, do jemi në fazën ku do i nënshtrohemi qeverisë së kriminelëve. Kriminelët kërkojnë edhe bashkëpunimin tim, po a ka njeri që do më thotë se unë jam ulur me ndonjërin prej tyre? Përkundrazi, unë kam miratuar ligjin e dekriminalizimit, ligjin më të ashpër të mundshëm. Është jetike kjo betejë, sepse politikani që e lidh fatin me krimin nuk mund t’u shërbejë kurrë ju. Duhet ta këpusim këtë nyje gordiane. Prandaj e kemi nisur këtë betejë me 16 shkurt”, tha Basha.