Pedagogu i njohur shpërthen ndaj Lleshit: “O dallkauk, o njeri i pazot që rri si gallof, jep dorëheqjen”!

Aktivisti i shoqërisë civile dhe pedagogu i njohur, Erion Kristo, ka “shpërthyer” me një koment në rrjetet sociale, ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Reagimi i Kristos ka ardhur pasi shtëpia e babait të tij në jug të vendit është grabitur.

“O Ministër i Brendshëm! O mishërim i paaftesisë dhe dallkaukllekut! O njeri i pazoti të lidhesh dy fjalë e të bësh një punë që do mbahet mend! Fshatrat e Jugut të Shqiperise po vidhen përditë dhe ti rri si gallof. Largohu o antishqiptar! Jep dorëheqje! Të zëntë mallkimi i babait tim që i vodhën shtëpinë! Të zëntë mallkimi i femijëve që i helmove me gaz!”, shkruan Kristo.

Më herët mediat raportuan mbi gjendjen e rendit dhe sigurisë në jug të vendit, ku të paktën 4 fshatra në qarkun e Fierit grabiteshin natën nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Screenshot 7 34