NATO, nderime për ushtaraken shqiptare, niset për në atdhe trupi i Zarife Hasanajt

zarifes hasanajUshtarakja shqiptare Zarife Hasanaj “është nisur” për në atdhe. Kolegët e saj të bazës ushtarake të NATO, Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme e kanë përcjellë me me një ceremoni ushtarake lamtumire, me nderimin më të madh, arkivolin me trupin e efektives shqiptare.

Para pak minutash, në bazën ku Hasanaj kontribuoi dhe dha jetën, u organizua ceremonia në të cilën morën pjesë, efektivët nga 10 shtete të botës, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”.

Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Zarife Hasanaj, nëntetarja e cila humbi jetën në një mision të NATO-s në Letoni të hënën, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një takimi në familjen e të ndjerës.

“Dhimbja juaj eshte edhe e jona. Jeni pjese e familjes se madhe ushtarake. Do keni mbeshtetjen tone per cdo nevoje. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe per te gjithe ne”, citohet të jetë shprehur ministrja në një njoftim nga zyra e shtypit pranë MM.

Ndërkohë, trupi i nentetares eshte nisur per ne Shqiperi. Ne bazen Camp Adazi ne Letoni,  u organizua paraditen e stome ceremonia e lamtumires me pjesemarrjen e efektiveve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.

1 16

2 16

3 9

4 5

5 3

7 1

6 3