Lirohen 4 nga 6 protestuesit e Unazës së Re, Klevis Balliu mbahet në qeli. Nis revolta te komisariati nr.6

4 nga 6 personat e arrestuar paraditen e sotme gjatë protestës tek Unaza e Re janë liruar. Brenda komisariatit numër 6 vijon të jetë ende ish-deputeti Klevis Balliu të cili i është komunikuar arresti në flagrancë dhe Elton Skënderi. Mbi ta rëndon akuzohen për “kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë”.

Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët, por edhe ish-deputetë të PD-së.

Paraditen e sotme pati një përplasje mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re të cilët kishin bllokuar rrugën në shenjë proteste për shkak të vizitës së kryeministrit Rama tek fabrika e miellit. Policia shoqëroi 6 persona në komisariat mes të cilëve dhe ish-deputeti, Klevis Balliu.

Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 6 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.

Protesta tek Unaza e Re

paloka

1 12

foto policia