Këshillat e kujdesit dental që nuk duhet t’i injoroni

288

Është mirë ta keni një shok/shoqe që është dentist, apo jo? Normalisht se nuk do t’ju trajtojnë falas, por megjithatë munden gjithmonë t’ju japin këshilla dhe t’ju paralajmërojnë për rreziqet që nuk i keni menduar më parë.

Dhe, në mënyrë befasuese, shëndeti jonë oral varet edhe nga detajet më të vogla që ekzistojnë. Më poshtë jua sjellim disa prej këshillave dentale që nuk bën t’i injoroni.

Mos i pastroni dhëmbët menjëherë pasi të keni ngrënë
Është shumë e lehtë ta dëmtoni smaltin në këtë mënyrë – e veçanërisht nëse keni furçë të fortë të dhëmbëve. Ushqimi dhe pijet e pengojnë balancimin e pH-së në gojë dhe e bëjnë smaltin e dhëmbëve më të butë për një periudhë të shkurtë kohore. Dentistët rekomandojnë t’i pastroni dhëmbët pas 30-40 minutave që keni ngrënë.

Vizitorët e pishinave janë më të rrezikuar
Normalisht, askush nuk thotë se noti nuk është fitimprurës për shëndetin. Por, problemi është se kimikalet që përdoren për ta dezinfektuar ujin në pishina kanë efekt të tmerrshëm në dhëmbë.

Në vitet e 80’ta, shkencëtarët amerikanë kanë publikuar rezultatet e një studimi që përqendrohej në shëndetin e dhëmbëve të notues profesionalë, 40% prej të cilëve kishin vuajtur nga dëmet në smalt të dhëmbëve. Nëse vizitoni pishina shpesh, mbajeni ujin e pishinës larg gojës.

Kafenë duhet ta pini menjëherë e jo përgjatë 30 minutave
Mendojeni mënyrën se si e pimë kafenë apo çajin në punë. Këtë e bëjmë shumë ngadalë, duke biseduar me kolegët dhe duke iu përgjigjur e-maileve.

Gjatë kohës kur jemi duke e bërë këtë, kafja (veçanërisht kafja me sheqer) është duke punuar për ta shkatërruar smaltin në dhëmbë. Prandaj, mënyra më e mirë për ta pirë këtë është sa më shpejt që është e mundur.

Fasulet i dëmtojnë edhe më shumë dhëmbët e këqij
Kush mund ta kishte menduar se ushqimi i preferuar i shumë njerëzve – fasulet – mund t’i dëmtojnë dhëmbët? E gjitha ka të bëjë me një përbërës të caktuar që ato e përmbajnë, i cili është proteinë që e provokon ndarjen e shpejtë të qelizave.

Nëse keni gropë të dhëmbëve, ngrënia e fasuleve mund të shpijë në granulomë. Normalisht, rreziku është shumë i ulët, por është mirë të siguroheni se nuk keni probleme dentale para se të hani fasule.

Shëndeti oral lidhet me memorien
Shkencëtarët kanë kryer një hulumtim me qindra vullnetarë të moshës mbi 55 vjet. Dhe ata kanë ardhur në përfundim se ata që nuk i kanë të gjithë dhëmbët kanë memorie më të dobët, janë më të zemëruar dhe më të prirë të kenë luhatje disponimit. Si rezultat i kësaj, ekziston një teori se humbja e dhëmbëve e zvogëlon numrin e sensorëve që dërgojnë sinjale në tru.