Holanda e alarmuar: Shqipëria po na mbyt me drogë!

Holanda alarmohet nga droga qw futet nga Shqipwria. Kjo vërtetohet edhe në një operacion të Policisë Holandeze, e cila ka zbuluar një laborator ku rritej kanabis. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar nga Shqipëria, 2 marokenë si dhe një grua.

‘Hetimi penal ka treguar se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit’, u shpreh në një deklaratë Policia Holandeze.

Madje operacioni kishte emrin ‘Shqipëria’.

Deklarata e Policisë Holandeze vjen pikërisht ditën që në këtë vend, ndodhet për vizitë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, bashkë me disa deputetë, në mënyrë që të lobojnë për hapjen e negociatave.

Zbulimi i grupit që merrej me rritjen e kanabisit u realizua pasi një agjent i fshehtë ra në kontakt me shqiptarin, i cili dyshohet se drejtonte bandën. Droga u zbulua në rajonin e Limburgut, i cili është një ndër rajonet më të mëdha në Holandë.

Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.

Sipas mediave holandeze një kompani në Groenstraat në Geleen, u ka paguar qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se bën edhe transportin e parave nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, pasi kishte qendra në këto shtete.

Mediat dhe policia holandeze po japin gjithmonë dhe më shumë alarmin, se shqiptarët janë rreziku nr.1 për drogën.

‘Të gjitha rastet e fundit që është zbuluar drogë, rezulton se janë shqiptarët të përfshirë. Ata kanë në dorë këtë treg’, thonë mediat holandeze.

auto Screenshot 11558435406

auto drugs 1 01558435408

auto drugs 2 01558435407