Edi Rama nuk dorëhiqet, por rrëzohet…

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Kleves BITRO

Në një shkrim thuajse romantik me nota naiviteti (kushedi përse) botuesi Nikoll Lesi deklaronte se Edi Rama paskesh rënë dakort që të dorëhiqet para kërkesës së opozitës për të hapur rrugën e një zgjidhje politike për krizën aktuale. Mirëpo nuk kaloi shumë nga ai shkrim dhe Edi Rama dha urdhër për arrestime politike dhe dhunoi përmes të zinjve me uniforma banorët e Astirit, duke përdorur gazin lotsjellës dhe forcat speciale të armatosura rëndë.

Kjo sjellje prej një njeriu jo vetëm të pa penduar, por as të civilizuar, nuk shkon me logjikën e vetdorëzimit të Ramës para zgjedhjeve të 30 qershorit. Botuesi Lesi mbase ka dëshirë që Rama të jetë ashtu sic ai e mendon, por shkopinjtë e gomës, gazi, prangat dhe në fund edhe dënimet nëpër gjykata nuk flasin me gjuhën e logjikës që pretendon zoti Lesi.

Dhe jo vetëm kaq, por Lesi duke u përpjekur të krijojë një lloj diversioni mes Ramës dhe Veliajt mbështet këtë të fundit duke thënë se po të mos kandidojë Veliaj, Rama e hummbet edhe Tiranën. Sido që ta marrësh shkrimin e Nikoll Lesit, ai është një vëzhgim aspak realist dhe jashtë realitetit.

E vërteta është se Rama është ai që po e njeh nga shumë afër si z. Balliu xhunior, si z. Gazmend Bardhi, si z. Salianji e me radhë shumë figura të reja afër Bashës, disa prej të cilëve kurrë mbase nuk e kishin menduar se do të ishin të detyruar të shfaqnin një pjesë të vetën jo natyrale si fjala bie z. Bardhi.

Mirëpo denoncimet në Prokurorinë e kontrolluar nga pushteti, ndalimet dhe arrestimet nga policia e pushtetit dhe jo e shtetit, akuzat e ngritura me makinacione makiavelike, po rreshtojnë e po formëzojnë tek PD një brez drejtuesish detyrimisht radikalë. Nëse z. Bardhi nga zyrat e Ministrisë së Drejtësisë vite më parë bashkëjetonte me plot socialistë nën drejtimin e dikasterit nga ministra demokratë, kurrë nuk e kishte menduar se një ditë, po ata njerëz, do të ndryshonin aq shumë kur ai u bë për pak muaj Ministër i marrëveshjes Rama-Basha të vitit 2017.

Mësimi që ai ka marë sot është është ai që duhet ta kishte marë me kohë për të parë egërsinë e sulmeve që do i bëheshin nga ata që i konsideronte mbase kolegë vetëm pse u rrezikon pushtetin. Por fundja ai është ende i lirë pasi kolegu i tij z. Salianji, po përballet në gjykatë me një cështje superskandaloze të stisur nga rregjimi antiqytetar i Ramës dhe padyshim që pavarësisht se mund të ketë të drejtë, për sa kohë do të jetë Rama në pushtet ai mund të shkojë në burg për dëshmi të rreme e brockulla si këto.

Po kështu, nesër në gjykatë mund të dalë e të dënohet edhe z. Balliu për pjesmarrje në protestë të paligjshme, bllokim rrugësh dhe kundërshtim me forcë të policisë. Cdo gjë mund të ndodhë në këtë babiloni kaosi e rrumpalle të drejtuar nga Edi Rama. Dhe të besosh së Rama do të iki vetë, se është i kuptueshëm e civil, është si të besosh se gomari i fshatit të Taulant Ballës do të fluturojë mbi Tiranë, apo se Astrit Patozi mund të mbledhë firma pa ndihmën e Ramës për partinë e tij.

Ndaj Partia Demokratike, deputetët e saj, antarësia, simpatizantët, dashamirësit dhe mbështetësit e zgjedhjeve të ndershme nuk duhet të lenë asnjë të carë dhe asnjë shans tërheqjeje nga plani për largimin e Ramës dhe rrëzimin e pushtetit të tij që qëndron mbi fronin e përlyer të blerjes së vullnetit të shqiptarëve me banda. Partia kryesore e opozitës ka një mission dhe ky është rrëzimi i Edi Ramës para mandatit të tij normal. Pa qëndresë të vendosur dhe vetmohuese, pa qëndresë të fortë duke i dhënë krahun njëri tjetrit me vlera dhe kontribute, Edi Rama nuk vetlargohet.

Kjo është shumë e qartë. Kush thotë ndryshe, përvecse dritshkurtësisë në analizën e fakteve dhe ngjarjeve apo ndonjë interesi tjetër me dobësi njerëzore, nuk i shërben as opozitës dhe as vendit. Këtë konstatim besoj e ka bërë edhe vetë z. Edmond Spaho, deputet nga më të kulturuarit dhe nga më të urtët në radhët e opozitës, por që u dhunua nga policia e pushtetit e që në fakt i duhej një përplasje e tillë që të mësonte nga rreshti i parë se cfarë do të thotë të përballesh me Edi Ramën në kushtet e rrugës.

Ndaj miq, për të gjitha këto dhe për shumë e shumë të tjetra që mund të mos i di apo mund të mos i njoh, unë fatkeqësisht nuk i jap të drejtë NIkoll Lesit. Në 11 maj, përpjekja e opozitës duhet të jetë shembullore, qëndresa e paparë dhe rezultati i prekshëm për të gjynjëzuar një pushtet të rrënuar që pret vetëm një dallgë të egër për ta fshirë nga kujtesa jonë…