E vërteta e një fundërrine me emrin Bamir Topi, sipas një ish deputeti socialist

Taulant Dedja, ish-deputet i PS-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me historitë e trreguara në librin e publikuar së fundit nga Bamir Topi. Ky i fundit ka zgjedhur të promovojë librin në ditë të tensionuara politike, ndërsa ka treguar dhe rasportet e tensionuara me Berishën.

Mirëpo Dedja thotë se se Topi duhet t’i mbetet mirënjohës Sali Berishës, pasi pa mbështetjen e tij nuk do të mund të bëhej kurrë president. Ai tregon se Rama i ka shkuar me lule në zyrë Topit, dhe nuk është aspak e vërtetë se mes tyre ka pasur debate.

“Të paktën atë çfarë ndodhi nga fillimi i 2007 e deri ditën që ai u bë president, ai vetë e di shumë mirë, që unë e njoh në shumë detaje. Ndërsa Edi Rama bashkinë që rimori më 2007 në radhë të parë e ka “dhuratë” nga Topi dhe PD e asaj kohe…dhe kur Topi u zgjodh president, Rama i shkoi me lule në zyrë…

Thjesht i kujtoj sot Z. Topi një telefonatë që më bëri rreth mesnatës, dy ditë para se të zgjidhej president dhe bisedën mes meje, Bamirit dhe Berishës pasi ishin takuar me Nanon.

Në këndvështrimin tim dhe analizën time, ai duhet t’i mbetet mirënjohës Sali Berishës sepse pa mbështetjen e tij nuk do t’ishte bërë kurrë president. Në radhë të dytë duhet ta falenderojë Ramën për mbështetjen “pas kuintave”, shkruan Dedja.

Postimi i Taulant Dedja
Një e shtënë e vetmuar Topi në mes të krizës politike. Lexova në disa media që ish-presidenti Topi paska promovuar një libër dje. Nuk e di pse e paska zgjedhur pikërisht tani promovimin. Lexova gjithashtu një pjesë të fjalimit të tij dhe pashë disa foto e komente ku dominonte hipokrizia.

Duke mos e patur ende në dorë librin, pyes veten vallë a e ka treguar me vërtetësi historinë se si u zgjodh president Z. Topi? Do isha shumë kurioz të lexoja çfarë ka shkruar sepse më duket qesharake ajo që thotë se “Edi Rama e paska luftuar fort në 2007”.

Unë do thoja të kundërtën sot.Të paktën atë çfarë ndodhi nga fillimi i 2007 e deri ditën që ai u bë president, ai vetë e di shumë mirë, që unë e njoh në shumë detaje. Ndërsa Edi Rama bashkinë që rimori më 2007 në radhë të parë e ka “dhuratë” nga Topi dhe PD e asaj kohe…dhe kur Topi u zgjodh president, Rama i shkoi me lule në zyrë…

Thjesht i kujtoj sot Z. Topi një telefonatë që më bëri rreth mesnatës, dy ditë para se të zgjidhej president dhe bisedën mes meje, Bamirit dhe Berishës pasi ishin takuar me Nanon.

Në këndvështrimin tim dhe analizën time, ai duhet t’i mbetet mirënjohës Sali Berishës sepse pa mbështetjen e tij nuk do t’ishte bërë kurrë president. Në radhë të dytë duhet ta falenderojë Ramën për mbështetjen “pas kuintave”.

Ndërsa Berisha nuk kam dyshim që i është mirënjohës Nanos për ndihmën që i dha për të kapërcyer një krizë që mund të çonte në zgjedhje të parakohshme, pikërisht në periudhën që i paraprinte në atë kohë hyrjes në NATO dhe shpalljes së Kosovës shtet i pavarur.

Unë personalisht votova Topin sepse mbështeta veprimin politik të Nanos.
Nga sa pashë prej fotove të promovimit, Z. Topi do ishte më i besueshëm me këtë libër nëse do kish dalë në fotografi gjatë prezantimit me Aleksandër Biberajn e Gazmend Oketën apo me Fatmir Xhaferin dhe Edmond Zajen…

Këta emra ai i njeh mirë por tani nuk i duhen më sepse është bërë “patericë” e Edi Ramës për fat të keq, për një copë vend në parlament si Kujtim Gjuzi…