Dokumenti/ Rama-Klosi grabisin 800 milionë lekë për 4 muaj!

Përmes një dokumenti, Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka denoncuar grabitjen e një fondi prej 800 mln lekë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, e drejtuar nga Blendi Klosi.

Kjo ministri ka njoftuar për një tender “shërbim konsulence” për studim masterplani për zonat turistike.

Afati i mbylljes së dorëzimit të dokumenteve është data 3 qershor 2019.

Por studime mbi atë çka kërkon sot të bëjë Ministria e drejtuar nga Klosi dhe qeveria e Ramës, janë bërë në vitin 2006-2007 nga Eptisa. Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për të parë studimet që janë kryer nga Eptisa në Shqipëri në fushën e turizmit, si dhe specifikisht në zonat turistike, qofshin këto në bregdet apo në mal, për të kuptuar se këto studime ose kanë mbetur në sirtarët e institucioneve, ose sot gjendet një mënyrë për të grabitur fonde në emër të studimeve që do të kryhen.

Përmes një postimi në rrjet, Malltezi denoncon skandalin.

“Ja si Rama-Klosi përlajnë 680,000 euro për studime, të cilat i kanë në sirtar qysh prej 12 vitesh!!! Duan studime në zonat bregdetare ndërkohë që këto studime janë kryer nga prestigjozja Eptisa qysh në 2006-2007!

680,000 euro për 4 muaj punë?! Këta janë veç për të rrjep paratë publike dhe me nda llokmat e tokës me trafikantë e oligarkë që ndajnë paratë pa as nuk kanë lidhje me memorien institucionale dhe as me shërbimet ndaj qytetarëve. Gjynah!”, shkruan Malltezi.

dokumentet