Deklarata e fortë e Bashës: Balla e Gjiknuri kërcënuan KQZ-në, tabulatet i kanë ndërkombëtarët

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë ndaj Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit gjatë takimit në Berat. Basha i ka akuzuar dy eksponentët e lartë të PS se, kanë kërcënuar anëtarët e KQZ-së me qëllim që këta të fundit të bëhen palë në manipulimin e zgjedhjeve.

Basha tha se, Balla dhe Gjiknuri janë kapur në tabulate duke kërcënuar anëtarët e KQZ-së, dhe se këto tabulate tashmë u janë dërguar ndërkombëtarëve.

“Kjo është nje betejë për jetë a vdekje! Do të prevalojë diktati i krimit, diktati i të korruptuarve deri në palcë, shkelja e kushtetutës, shkelja e Kodit Zgjedhor, emërimi i kandidatëve me rekorde kriminale dhe pastaj fallsifikimi masiv më 30 Qershor, për të cilin kanë filluar përgatitjet që sot?

Po po! Taulant Balla, Damian Gjiknuri, tabulatet tuaja anë depozituar tashmë tek partnerët ndërkombëtarë, teksa u bëni presion 4 anëtarëve të KQZ-së që të marrin një vendim të paligjshëm për të eliminuar anëtarët e opozitës nga KZAZ-të, për të kryer një tjetër krim kushtetues. Mendoni se nuk ju sheh njeri? E keni gabim!
Mendoni se shktaërruat Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapët Prokurorinë? E keni gabim!

Sytë e opozitës, sytë e shqiptarëve, sytë e partnerëve tanë euroatlantikë po ju vëzhgojnë çdo minutë! Ju, o sejmenë të Edi Ramës, nuk keni asnjë shans!”, u shpreh Basha nga Berati.

60854451 1424989617643263 996467262036639744 n

 

60582773 10218257035800372 8019710742095724544 n

60610587 675592099528628 5409169799282425856 n