Dash Shehi shpërthen ndaj Ramës: Më vjen të qesh, nuk është normal nga trutë e kokës!

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi është shprehur “i çuditur” nga paralajmërimi i Ramës se, “kush cënon procesin zgjedhor më 30 qershor nuk do të ketë të drejtë të udhëtojë në Europë apo SHBA”. Në emisionin ‘5 pyetje’, Dashamir Shehi e quan propozimin e Ramës si jo normal ndërsa shton se, nuk ka ligj që mund t’i ndalojë shqiptarët të largohen.

“Më vjen të qesh sepse më kujtohet Enver Hoxha. Nuk e kuptoj se si një kryeministër kërcënon kundërshtaret se nuk do merrni vizë. Ai flet sikur të ishte ministër i Jashtëm i Amerikës. Do prishi marrëveshjen e Shengenit ai?”, pyet Shehi duke shtuar:

“Është më shumë çështje mendore që nuk ka aspak lidhje me politikën. Ai nuk është normal nga trutë. Këto që thotë ky nuk i thotë një i ri normal. Nuk ka ligj shqiptar apo ndërkombëtar që ka lidhje me këtë”, deklaroi Shehi.