Berisha: Rama largohet para 30 Majit, po i bien dhëmbët një nga një, përplasja do jetë e fortë

Ish-Kryeministri Berisha deklroi në një intervistë në ora-neës se beteja e nisur e opozitës me regjimin do të çojë drejt një përplasje të fortë mes popullit opozitar dhe narkoqeverisë.

Ish Kryeministri tha se ose do të ketë triumph ndaj regjimit ose opozita do të shuhet. Berisha tha se largimi i Ramës duhet të jetë i shpejtë. “30 Maji më duket një datë e largët për largimin e Ramës”, tha Berisha.

Berisha tha se opozita nuk ka rrugë tjetër. “Jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket i largët për rrëzimin e Edi Ramës. Zgjedhje më 30 qershor nuk mund të ketë, për këtë të jeni të bindur”, tha Berisha.

Ai shtoi se Edi Rama sot demostron tërësisht sindromin e Ramiz Alisë në vitin 1990.

“Në 1990 Ramizi tentoi që të paraqiste pluralizmin politik përmes ca organizatave puniste, si Bashkimet Profesionale.

Edhe Edi Rama këtë po bën sot dhe identic si Ramizi përsërit burg, burg, burg, ndërkohë që po i  bien dhëmbët një nga një”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me deklarimet e Ramës se Bindjen Demokratike e ka krijuar saliu, Berisha tha “Rama në çdo fjalë nxjerr dy gënjeshtra, po pse unë i urdhërova anëtarët e KQZ-së që të regjistrojnë Bindjen? Kjo është përqeshja më e madhe që Rama i ka bërë Astrit Patozit”.

Ish-Kryeministri tha se Rama po dëshmon se vuan sindromin e fundit të Ramiz Alisë duke ju referuar daljeve të tij të fundit publike ku ai flet vetëm për burg njësoj si Alia për të mbrojtur diktaturën në fund të saj.

Berisha: Kjo është një betejë që poadiskutim do të shkojë në një finale. Dhe kjo betejë nuk shoh zgjidhje vec një përplasje shumë të fuqishme. Kjo është një betejë në të cilën janë konsumuar mjete të tjera.Është konsumuar sepse ka pasur një marrëveshje të 2017 e cila në vend që ti jepte vendit paqen që meritonte për shkak të zgjehdjeve i dha dosjen 339 dhe 182.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Berisha: Grusht shteti brenda shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese po çon në krijimin e një grushti shteti brenda shtetit.

Berisha: Kriza është e paprecedentë në historinë e këtij vendi dhe ndoshta historike në historinë e një vendi edhe unike. Pse është unike? Sepse një sitem një regjim përjashtoi defakto totalisht atë pushtet që kushtetuta e cdo vendi i lë edhe opozitës.

Me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese të gjitha kopetencat e saj i kalojnë qeverisë. Opozita është në minoranvcë dhe nuk ka vota për të bllokuar ligjet e thjeshta në parlament, por ka një institucion ku shkon ndjek ato ligje që ajo i konsideron në kundërshtim me frymën kushtetuese edhe interesat e saj. Ky institucion me qëllim të plotë u dekapitua dhe u krye një grusht shteti brenda shtetit.

auto saliberisha1 11557170439