Basha: Rama ka qeverisur përmes përçarjes, ne po fitojmë përmes bashkimit

Në ditët dhe javët e ardhshme nuk do të vendoset vetëm fati i një rotacionit politik, por fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme.

Një qeveri që qëndron në krah të biznesit dhe qytetarëve, do të synojë të realizojë premtimin tonë kryesor: punësimi, punësimi, punësimi i secilit shqiptar në moshë pune. Por që kjo të ndodhë, beteja duhet çuar deri në fund. Rama ka qeverisur përmes përçarjes, ne po fitojmë përmes bashkimit.

Gjysma tjetër e rrugës na pret. Në ditët dhe javët e ardhshme nuk do të vendoset vetëm fati i një rotacionit politik, por fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme. Ky është një mision i jashtëzakonshëm, një mision i pazakontë për një forcë politike. Por mbi supet e PD ka patur jo rrallë edhe misione kombëtare.

Ne s’jemi parti e zakonshme, ne jemi parti që ka lindur me një mision kombëtar, ndaj jemi në këtë betejë, ndaj është kthyer besimi tek shqiptarët, prandaj sot ne demokratët jemi mazhoranca morale e politike e vendit. Le ti japim trajtën konturet, formën dhe entuziazmin kësaj mazhorance të shtunën me 11 maj në orën 18 e 30 në Tiranë. Merreni me vete qytetarinë tuaj, idealin tuaj evropian dhe mbi të gjitha qëndresën dhe vendosmërinë. Të gjithë bashkë të shtunën në Tiranë.

Deklarata e kreut te PD, Basha për gazetarët
‘Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht. Ne jemi këtu sot jo vetëm për të konfirmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund betejës sonë, që bëhet për çdo shqiptar, edhe për socialistët, por për të bërë që të kumbojë bashkë me vendosmërinë tonë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen.

Ajo që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se bashkë me vargun e gjatë të makinave, që kishin dalë të më prisnin, të gjithë qytetarët e tjerë shprehën entuziazëm. Aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi.

Dhe falë qëndresës, përballjes dhe pjesëmarrjes, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar kësaj beteje, ka rilindur shpresa dhe besimi se Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët’.