Basha nga Kavaja: Londra e Berlini folën qartë, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë!

Pas Kamzës, kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarët e qytetit të Kavajës.

Një ditë para protestës së katërt të madhe kombëtare, lideri i opozitës ftoi kavajasit dhe rrogozhinasit ti bashkohen opozitës së bashkuar nesër në Tiranë.

“Dita e nesërme, bashkimi më i madh i shqiptarëve në Tiranë në 18.30, kundër diktaturës dhe korrupsionit. Rama ik. Rama ka mbaruar e duhet të mbarojë për Shqipërinë Europiane. E do ta bëjmë si gjithë Europa. Më në fund Europa e ka dëgjuar britmën e lirisë”, e nisi fjalën e tij Basha. Sipas tij, nuk do të lejohen më zgjedhje farse në asnjë qendër votimi.

“Messazhet e Europës kur nuk janë dëgjuar më të qarta e më të prera. Ka folur Londra e Berlini, zgjedhje pa PD dhe opozitën nuk do të ketë as sot, as më 30 qershor. Ta dëgjojë klika në pushtet. Shqiptarët e bashkuar kanë për të triumfuar. Në asnjë lagje, në asnjë fshat e në asnjë qytet nuk do të lejohet një farsë tjetër”, shtoi lideri i opozitës.

Basha: Për të larguar kasapin e zgjedhjeve, nuk ka më Shqipëri të kuqe dhe Shqipëri blu. Më 11 Maj Shqipëria është kuqezi, e bashkuar me PD në Tiranë.

Jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit, në prag të rrëzimit të klikës më kriminale qe ka njohur vendi në 30 vjet, në muzg të rregjimit më të korruptuar. Ndonëse në këtë shesh valëviten flamuj të PD ka edhe vëllezër e motra socialist mallakstriotë që nuk kanë gjë të përbashkët me rilindjen që i braktisi dhe i mashtroi. Edhe socialistët kanë të njëjtat halle si demokratët, paguajnë të njëjtat çmime të rritura, por janë dyfish të zhgënjyër se sollën në pushtet një njeri që e ndau pushtetin me krimin. 11 maji është parathënia për bashkimin më të madh të shqiptarëve, tek të cilët ka lindur shpresa dhe besimi se së bashku do të rrëzojmë Shqipërinë e frikës dhe do të ndërtojmë Shqipërine e shpresës.

Nuk ka më Shqipëri blu dhe Shqipëri të kuqe. Shqipëria kuqezi është bashkuar me PD. Me ne janë bashkuar edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë vendin dhe partinë e tyre nga uzurpimii krimit. Përballë në këtë betejë është Shqipëria e shumicës, e dhunuar, e varfëruar, përballë një Shqipërie të pakicës, që pasurohet në kurriz të Europës.

Sot, në Ditën e Europës, këto dy Shqipëri të shqiptarëve të shpunësuar, të tradhëtuar dhe të një grushti njerëzish që grabisin naftën mineralet, bregdetin, nuk rrinë dot bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të largohet. Që Shqipëria europiane të qëndrojë, duhet që Shqipëria europiane të fitojë betejën e nisur më 16 shkurt: zotër në shtëpitë tuaja nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetëm ato do ta presin nyjen e qeverisë me krimin dhe oligarkët dhe do t’u japë shqiptarëve një qeveri, që punon për qytetarët.

Më 11 Maj në Tiranë të bashkohemi të gjithë për të larguar këta politikanë të korruptuar që janë bërë më të pasur me sheikët duke grabitur pasuritë e shqiptarëve, të realizojmë qeverinë tranzitore, pa kasapin e zgjedhjeve, pa Edi Ramën kryeministër.

11 1