Basha në Londër: Në Shqipëri zien vullkani i zemërimit kundër qeverisë, kryeministri merr viza nga hunda…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u prit me entuziazëm nga komuniteti shqiptar i Britanisë së Madhe. Salla ku zhvillohet takimi në Londër u pushtua nga thirrjet “Rama ik, Rama ik”.

“Mirënjohje të thellë për pjesemarrjen masive dhe entuziaste qe më nderoni mua dhe delegacionin që me shoqëron në Londër. Dhe t’ju them se e ndjeva këtë mikpritje të ngrohtë që në orët e para të fluturimit nga Tirana në Londër, që kur mbërrita në aeroport i rrethuar nga dhjetëra bashkatdhetarë.

Të gjithë, ndryshe nga më parë, ishin plot shpresë e besim se rrugëtimin që kemi nisur do ta çojë Shqipërinë në një ndryshim historik e demokratik që do të përmiresojë jetën e shqiptarëve ne Shqipëri e kudo ku ata jetojnë. Në vetvete përbën nje frymëzim të jashtëzakonshëm per opozitën. Vendosmëria, entuziazmi dhe shpresa qe e kam prekur kudo në Shqipëri, e gjeta edhe me të ndezur tek shqiptarët e Londrës.

Mbi 30 të burgosur politik ka regjimi kriminal i Edi Ramës sot. Të gjithë me fëmijë të vegjël. Por që janë të vendosur për të bërë çdo sakrifcë për Shqipërinë. Sot ka dy Shqipëri. Shqipëria e hipokrizisë, e hiles, e korrupsionit, e shpërfilljes për fatin e njerëzve. E shqipërisë ku kemi një kryeministër që duhet sikur gjithë kohës ka tërhequr viza nga hundët.

Ka një padurim të madh që ndryshimi të ndodhë sa më shpejt, jo për të ardhur PD në pushtet, por për të patur të gjithë mundësitë për të jetust përmes ounës së ndershme. Kjo është beteja që luftojmë sot. Ata që mendojnë se kjo është luftë për pushtet, ndodhen vetëm në sipërfaqen e një vullkani zemërimi që zien shumë thellë.

Si ka mundësi 30 vjet ne jemi të fundit, sepse me gjasa edhe Maqedonia do të nisë bisedimet? Si ka mundësi që pas 30 vjetesh shqiptarët e kërkojnë emde fatin jashtë vendit?

Zemërimi është i ligjshëm sepse është marrë peng parlamenti, duke marrë peng parlamentin, merret peng qeverisja, duke shkaktuar krizë të thellë ekonomike”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

Basha në Londër: Për demokraci janë këputur koka mbretërish
Per demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë.

Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi. Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik.

Ndersa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë.