Basha: Edi Rama i ka kapur të gjitha pushtetet dhe në to ka ulur krimin, por ka kundër të gjithë popullin

Edi Rama i ka kapur të gjitha. Ka sot qeverinë, pseudo parlamentin, pseudopolicinë, pseudo drejtësinë, mediat kryesore. Ai ka kapur ekonominë me oligarkët. Një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën I kanë kapur të gjitha.

Atëherë, ku janë asetet tona?

Ku është forca jonë?

Ku janë mjetet tona?

Po, ai I ka kapur të gjitha, por pikërisht sot e ka të gjithë popullin kundër. Të gjithë njerëzit e bashkuar e të vendosur për ti dhënë fund këtij teatri të shëmtuar politik që na kushton çdo ditë mijëra vende pune, spitale pa ilaçe, arsimin në kolaps, mijëra emigrant çdo ditë.

Përballja ka sot nga njëra anë pakicën më të tkurrur të horrave, zuzarëve, gangsterëve të politikanëve të korruptuar, pakicën e vesit dhe antivlerave para shumicës më të bashkuar dhe morale që Shqipëria ka pasur. Që kurrë më qeveria të mos jetë peng i kriminelëve, kjo betejë nuk do të përfundojë thjesht dhe vetëm me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi ramës është hapi i parë i panegociueshëm, hapi që do t’i hapë rrugë zgjidhjes politik të krizës.