Basha: Dosjet 339 dhe 184 nuk hetohen se Dako e Gjiknuri shkojnë në burg dhe fillojnë e flasin për të Gjatin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e Korçës u shpreh se, dosjet 339 dhe 184 nuk hetohen se Dako e Gjiknuri shkojnë në burg dhe fillojnë e flasin për të Gjatin.

“Jemi dëshmitarë se procesi i vetingut po përdoret për të mbajtur në sistem njerëz të korruptuar nga koka te këmbët si Donika Prela. Kjo do të hetojë mafian, ajo që është kapur në pastrim parash? Prandaj nuk hetohet 339, 184, se shkojnë direkt në burg Vangjush Dako, Damian Gjiknuri shkojnë në burg dhe ata fillojnë e flasin për të Gjatin, i cili kërkonte se donte të 10 deputetët e Durrësit. Dhe s’fliste me stafin e PS, fliste me kriminelët, me trafikantët. Prandaj asnjëri prej tyre nuk është në burg dhe Donika Prela nuk heton.

Ky është realiteti dhe për këtë arsye shqiptarët nuk e besojnë reformën në drejtësi, pavarësisht se ata njësoj si ne, nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi dhe të gjithë e thonë, nën zë apo jo se Edi Rama ja ka dalë ta kapë reformën në drejtësi.

Me PD në pushtet reforma në drejtësi do të shkojë përpara sipas përcaktimeve kushtetuese dhe ne do bëjmë realitet atë që premtuam para qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve dhe të korruptuarve që grabisin paratë e shqiptarëve.

Prandaj u kemi thënë shqiptarëve të bashkohen me ne se beteja nuk mbaron me largimin e Edi Ramës”, u shpreh Basha.