Basha: Armata e lirisë është në këmbë

Kreu demokrat Lulzim Basha i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të pranishëm në protestën e opozitës, të cilin e ka cilësuar si kuvendin e shqiptarisë.

Ky është referendumi më i madh i shqiptarëve, tha Basha, duke shtuar se jemi mbledhur këtu për të mos pranuar më Shqipërinë e krimit, korrupsionit, oligarkisë. “Jemi mbledhur me një kushtrim për të mos lejuar më kurrë Shqipërinë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë, dhe për të kërkuar Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.

Në vijim ai shtoi se shqiptarët kanë 30 vite që kërkojnë të bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa, por krimi i lidhur me qeverinë ka asgjesuar votën tuaj. “Edi Rama është kryeministri më i paaftë, më i korruptuar, më gënjeshtar dhe më i inkriminuar që ka pasur Shqipëria.

Loja me fatet e popullit ka marrë fund, ka vetëm një rrugë, të çlirojmë Shqipërinë nga zgjedhjet e krimit. Nuk ka Europë pa ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin, të kapur duke vjedhur zgjedhjet”, tha Basha.

Sipas tij, Europa e Bashkuar i çon në burg politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar. “Qytetarët i burgosin, i dhunojnë, i hedhin gaz, por prokuroria dhe drejtësia e kapur nuk prekin kriminelët, sepse ato i urdhëron një njeri, Edi Rama”, tha Basha.

“Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë. Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë.

Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe. Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi. Le ta dëgjojnë misionin tonë, anembanë e duam shqipërinë si gjithë europa. Brohoritje e protesteuesve.
Sot na nderojnë me praninë e tyre në këtë protestë madheshtore anëtarët e organizatës studentorë te PPE dhe përfaqësues të partive simotra nga të gjithë vendet e Europës. Zgjedhjet europiane, triumfi i idealit të europës është sot”, tha Basha.

Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mission, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik

Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për shqipërinë si ngjithë europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë.

Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe. Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi.