Ballshi në shesh për të pritur Bashën: Klikës në pushtet po i vjen fundi

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha është pritur me entuziazëm në qytetin e Ballshit. Edhe këtu ashtu si në Tepelënë dhe Gjirokastër, Basha është shoqëruar në hyrje të qytetit nga qindra mjete dhe demokratë me flamuj në duar.

Basha është ndalur po ashtu në rrugën e tij edhe nga nëna të reja, të cilat i kanë uruar fat, ndërsa është shoqëruar me thirrjet ‘Rama ik’.

“Po i afrohemi Mallakastrës, kanë dalë të na presin në hyrje të qyteit të Ballshit, edhe pse koha është me shi dhe nuk i ndal”, komenton Basha.

Klikës në pushtet po i vjen fundi!

Pas takimit në Pogradec dhe Gjirokastër, kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal në qytetin e Ballshit.

Pavarësisht reshjeve të shiut, sheshi qëndror i qytetit ishte i tejmbushur me qytetarë.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, klikës në pushtet po i vjen fundi.

“Falenderim të veçantë për ata qindra të rinj që më pritën në hyrje të qytetit. Një pjesë të vonesës ia dedikoj mikpritjes gjirokastrite. Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Dropulli, Libohova është në këmbë. Kjo është thirrja që buron nga jugu në veri “Rama ik”. Sot jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit, në prag të rrëzimit të klikës më kriminale dhe të korruptuar që ka patur vendi në 30 vite.

Në këtë muzg që po e bekon Zoti me ujin e perëndisë, me shiun që bie si ogur i të nesërmes pjellore, për punë, mirëqënie, liri për të gjithë mallakastriotët, për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha.

mallak

4 2

 

mallak1