Tregtari-Bashës: Kemi krizë shpirtërore, janë duke ikur edhe familjarët jo vetë të rinjtë!

Kreu i opozitës, Basha u takua dhe bashkëbisedoi me disa biznese të vogla në qytezën në Koplik, ndërsa premtoi ulje taksash dhe ndalim të largimeve nga vendi.
Bashkëbisedimet

Tregtari Gazmend Fili: “Kemi një krizë shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë”.
Lulzim Basha: Hera e parë që vij këtu tek ti. Sa kohë ke që e ke hapur këtë dyqan?
Tregtari Gazmend Fili: Që në 2010. Të punësum kam pasë para 3 viteve, por tani e largova, se s’kam me i pagu rrogat e sigurimet. Jena në një situatë që para 3 viteve, gjimnazi ka pasë 700 nxënës, sot 350. Përveç krizës së nxënësve, është edhe kriza shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë. Jam 30 vjeç, me diplomë e nuk shoh asnjë perspektivë. Situatë është e vështirë, por me ndihmën e Zotit, shpresoj të bëhet më e mira.

Basha: Me ndihmën e Zotit, por edhe me punën e njerëzve të ndershëm. Por është e vështirë, sepse tani nga 1 apo 2 taksa, paguani 5-6 taksa e tarifa. Edhe niveli i taksave është shtu. Kemi represion shtetëror mbi biznesin. E dyta, gjithçka që mund të shesim, e kanë uzurpu vetëm 2 njerëz. Gjithçka shkon në duart e këtyre dy njerëzve. me këto goditje, do ishte shkatërruar ekonomia gjermane, jo ekonomia jonë. Kjo situatë përcillet tek e gjithë ekonomia. Familjet zhyten në borxh e detyrohen të emigrojnë. Prandaj duhet çlirim, ndryshim i madh dhe ta përqafojmë të gjithë këtë ndryshim. Jo vetëm PD, por edhe biznesi i vogël, të gjithë. Ky sistem duhet shembur. Duhet shembur sistemi, pasi Rama është i rënë, ai i pari e di këtë.

Më pas Basha u takua me një bukëpjekës, ku ndër të tjera u shpreh se sfida kryesore i opozitës është ndalimi i hemorragjisë së largimeve.
Bukëpjekësi: Po ecën shumë keq. Shumë njerëz kanë ikur nga Malësia e Madhe. Gjithçka ndikon tek konsumi. Plus që taksat e reja na detyrojnë që çdo ditë të largojmë punëtorët që kemi pasur. Në Koplik janë 3 bukëpjekës dhe të gjithë janë në të njëjtën situatë.
Lulzim Basha: Ne duhet të ndalim hemorragjinë e largimeve. Para një muaji e gjysëm ishim në Hot dhe atje ishte mbyllur shkolla krejt. Prindërit qanin.

Dhe nuk bëhet fjalë për një vend të varfër. Vendi ynë i ka të gjitha mundësitë të mbajë popullsinë aktuale por edhe ta dyfishojë, prandaj prioritet është kthimi i rritjes ekonomike, i cili hap edhe vende pune. Kjo do të jetë një nga sfidat tona kryesore. Do keni mbështetjen tonë totale. Taksa e vetme që do paguani me qeverinë e Partisë Demokratike do të jetë 0,5 % e xhiros, taksë e përbashkët vendore dhe qendrore. Kështu që ju sdo ta keni mendjen tek rryshfeti që kërkon shteti, por do ta keni mendjen vetëm të punoni e të prosperoni.

Më tej, Basha foli para qytetarëve koplikas edhe për vendimet e fundit të opozitës.
Sipas tij opozita pati dy mundësi ose të rreshtohej krah bandës që ndodhet në pushtet ose krah njerzëve të thjeshtë, dhe djegia e mandateve provoi se ata janë me popullin e thjeshtë.

“Ai është njeri i mbaruar politikisht, regjimi i tij është i mbaruar politikisht. Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përprim ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm. Nuk ka për të pasur Shqipëri në Europë nëse nuk largohet kjo bandë hajdutësh. Kemi pasur dy mundësi të rreshtohemi krah bandës dhe tjetra të rreshtohemi krah jush. PD e mori vendimin, dogji mandatet dhe u rreshtua krah jush. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më”, u shpreh Basha.

koplik

b2

b1