Një femër bashkëpunoi me grabitësit në Aeroportin e Rinasit…

Një femër dyshohet të ketë pasur një rol ndihmës për bashkëpunëtorët dhe grabitësit e 9 prillit në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”.

Hetimi për këtë ngjarje detyroi Policinë që të hapte dosjet e vjetra, për të bërë portretin dhe mënyrën se si vepronin disa grabitës në vendin tonë, në mënyrë që të krahasohen me tiparet e autorëve të ngjarjes së fundit.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thonë se ka përfunduar sekuestrimi i dhjetëra dokumenteve pranë TIA-s dhe ICTS-së dhe pritet që në javën në vazhdim të nisë marrjen në pyetje të shumë prej këtyre punonjësve.

Pronari i servisit ku u modifikua furgoni: E kisha dhënë me qira

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill.

Gazetarja Klodiana Lala ka mundur të kontaktojë me telefon pronarin e servis “Genti” që ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe sjell dëshminë e tij.

Pronari i servisit, shtetasi Gentian Sharra ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

“Nuk kisha kontratë noteriale me të sepse është në proces legalizimi. Nuk kam dijeni për aktivitetin e paligjshëm që është kryer në këtë servis”, ka thënë ai.

Ky servis, siç tha gazetarja Lala, është i kyçur tashmë dhe konsiderohet provë materiale për prokurorinë dhe policinë.

Policia kontrolle në Elbasan

Zbardhen identitetet e 4 personave të ndaluar gjatë aksionit të djeshëm të policisë në Elbasan. Faxëeb mëson se personat e ndaluar janë: Renaldo Sula, Saimir Çela, F. Beqiraj dhe Alkon Bengasi.

Këta persona dyshohet se kanë ndihmuar autorët e grabitjes në Rinas, si dhe kanë modifikuar furgonin që kishte mbishkrimin hetimi tatimor në ngjarjen e ndodhur në 9 Prill në Rinas.

Ndërkohë që në qytetin e Elbasanit edhe mëngjesin e sotëm po kryhen kontrolle të shumta në disa prej banesave, ku mendohet se janë në pronësi të personave të dyshuar. Në një prej banesave është sekuestruar në kompjuter.

Po ashtu kontrolle po kryhen dhe në zonën e Fushë-Krujës, nga ku dyshohet se disa persona kanë ndihmuar grabitësit që të largohen, duke iu siguruar mjete.

Derimë tani Policia është treguar mjaft hermetike me operacionet që lidhen me këtë ngjarje, ndërsa aludimet kanë qenë të shumta.

Servisi ku dyshohet se u bë modifikimi i mjeteve ndodhej në periferi të Elbasanit, ndërsa ishte marrë prej 6 muajsh me qera nga Klement Çala, i cili po ashtu është shpallur në kërkim nga ana e Policisë, si i implikuar në grabitjen në Rinas.

Kujtojmë se për ngjarjen në Rinas përveç Admir Muratajt, i cili u raportua se u vra pas një shkëmbimi zjarri me policinë, ende nuk ka emra konkretë që janë shpallur në kërkim, dhe gjithçka që ka dalë në media, është ende në kuadër të burimeve të gazetarëve.

admir murataj compressor