Deputeti i PS shpërthen kundër Pjerin Ndreut: Eshtë i pabesë, Lezha të hapë sytë

234

Furtunë edhe Brenda të majtëve. Nuk ka paqe as në PS për emrat dhe ka nisur një luftë e fortë kundër kandidatëve të privilegjuar nga Rama për të kapur bashkitë.

Në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit, Gjetan Gjetani, ish-deputet i PS, e konsideron kandidatin esocialist për Lezhën, deputetin Pjerin Ndreu, si të pabesë. Ai shprehet se qytetarët para se të votojnë, duhet t’i bëjnë pyetje vetes se çfarë e lidh Pjerin Ndreun me Lezhën.

Ai dha një prononcim të shkurtër për Dosja.al Pjerin Ndreu, miku dhe kolegu juaj do të kandidojë në Bashkinë e Lezhës. A keni ju influencë në atë bashki? A do ta ndihmoni Pjerin Ndreun?

Edhe pse më duket pyetje provokuese do përgjigjem. Është e vërtetë që e kam koleg, por nuk është e vërtetë që është miku im. Unë nuk kam miq ata që janë të pabesë. Qytetarët e Lezhës, duhet t’i bëjnë një pyetje vetes përpara se të shkojnë të votojnë, çfarë e lidh Pjerin Ndreun me Lezhën!