Boçi flet pas daljes nga policia: Pushteti i krimit është në grahmat e fundit

Ish-deputeti Boçi ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen ndërsa pushteti i krimit është në grahmat e fundit. Boçi bëri deklaratat pas daljes nga policia ku u shoqërua për protestën e sotme në prag të vizitës së Ramës.

Pas dhënies së dëshmisë së tij në polici, ish deputeti Boçi është liruar ku ka bërë edhe një deklaratë për media. Në deklaratën e tij Boçi ka dënuar dhunën e policisë ndaj opozitës ditën e sotme duke u shprehur se veprimi i sotëm i saj tregon se policia është në shërbim të Ramës, pasi që sipas tij janë shoqëruar dhe ndaluar për miting të paligjshëm struktura drejtuese e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

“Veprimi i sotëm tregon që policia është vënë krejtësisht në shërbim të Edi Ramës, pasi sot është ndaluar pjesa e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

Janë gati 15 të ndaluar, të proceduar penalisht për miting gjoja të paligjshëm, por që qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie në bazë të Kushtetutës dhe të drejtës që e njeh ligji. Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunëshme nga protestuesit, dhuna ishte nga ana e policisë.”

Boçi ka akuzuar policinë për dhunë duke u shprehur se, “sot protestuesit paqësore u përballën me forca e shumta policore dhe të armatosura me armë . Rama mendon se do ta burgos opozitën ,por keto janë grahmet e fundit të pushtetit të krimit.”
Sipas Boçit, “pavarësisht aksionit të policisë kjo nuk do ta ndërpres aksionin opozitar për të protestuar.”

Deklarata e ish-deputetit Luçiano Boçi:
Kjo është hakmarrja meskine e Edi Ramës për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimin e tyre kërkuan ndalimin e ardhjes së tij në Elbasan për të gjitha ato arsye të cilat tashmë i dinë të gjithë qytetarët. Në fakt këta kërkojnë tyë burgosin opozitën, por opozita s’mund të burgoset. Opozita nuk është vetëm Partia Demokratike, opozita janë të gjithë qytetarët.

Veprimi i sotëm tregon që policia është vënë krejtësisht në shërbim të Edi Ramës, pasi sot është ndaluar pjesa e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

Janë gati 15 të ndaluar, të proceduar penalisht për miting gjoja të paligjshëm, por që qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie në bazë të Kushtetutës dhe të drejtës që e njeh ligji.

Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunëshme nga protestuesit, dhuna ishte nga ana e policisë. Të gjitha pamjet janë të regjistruara nga media, por edhe nga qytetarë që kanë qenë aty kanë dëshmuar qartë që policia ka qenë e armatosur deri më dhëmbë, me armatim të rëndë, me kallashnikov, me pistoleta.

Ka provokuar ka shtyre ka sharë dhe ka goditur qytetarët, vetëm e vetëm që kryeministri i policisë së vet të kalonte i qetë, por jo vetëm rrugët por edhe situata në Elbasan e gjetën ashtu sikurse ai nuk dëshironte.

Qytetarët e braktisën megjithse shumica ishte marrë me zor me autobus nga Librazhdi, nga Cërriku. Në fak sot kryeministri ka marrë përgjigjen e tij të merituar, ndërkohë që nervozizmi i tij vazhdon dhe ky fakt i sotëm është dëshmi e nervozizmit të tij dhe tregon qartë që ditët e Ramës janë të numëruara.