“Zonja 5 milionë euroshe, po vjen ora që të kthesh tek qytetarët çdo lek që u ke marrë”…

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga Spiropali kundër liderit të opozitës Basha. Spiropali sulmoi kreun e opozitës Lulzim basha, pak pasi ai doli nga prokuroria, duke e quajtur gënjeshtar.

Postimi i Këlliçit
Zonja 5 milionë euro e doganave ose Elisa e Skënderbeut paska marrë në mbrojtje sot prokurorinë. Në fakt Elises i takon tamam sepse me një prokurori të pakapur nga Skënderbeu i saj, Elisa sot do ishte në burg për abuzimet miliona euroshe. Por tik tak, tik tak, ora po vjen që të japësh llogari për çdo qindarkë dhe të kthesh tek qytetarët çdo lekë që u ke marrë me aferat e tua korruptive.