Uragani më i madh i revoltës popullore, qindramijëra kundër Ramës

Qindramijëra qytetarë janë sot në revoltën më të madhe popullore të këtyre viteve. Opozita po zhvillon protestën e pestë të saj brenda një muaji dhe nurmi i protestuesve po shtohet nga dita në ditë. 2 19
Sot janë shukë herë më shumë protestues se një javë më parë dhe shumë herë më tepër se në protestat e tjera. Ajo që konstatohet është një vendosmëri e madhe e qytetarëve për të protestuar. Sot qeveria është zhdukur nga Tirana. Kreu i saj frikacak ja ka mbathur dhe flet nga Berati për protestën.
Janë dhjetëra mijëra qytetarë që po vërshojnë nga e gjithë Shqipëria drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Nga të dhënat zyrtare që vijnë vetëm nga Partia Demokratike bëhet fjalë për mijëra shqiptarë që janë nisur drejt kryeqytetit me mjete dhe rrugë të ndryshme.
Sipas informacioneve nga qarqe të ndryshme të vendit janë nisur më shumë se 60 mijë protestues.
Ndërkohë që mijëra të tjerë kanë ardhur të pa organizuar duke e rritur numrin e protestuesve në rreth 80 mijë.

Protesta do të jetë 48-orëshe
Sipas burimeve brenda frontit opozitar që po organizon protestën e sotme, janë marrë masat që pjesëmarrja të jetë historike.
Mësohet se ndryshe nga sa kanë provokuar me skenarë dhune, media të ndryshme pranë Edi Ramës, protesta do të jetë shembullore për sa i përket mënyrës paqësore të demostrimit.
Me qindra të rinj do të angazhohen që të monitorojnë provokatorë të mundshëm, të cilët mund të simulojnë një përplasje me policinë, siç ndodhi në disa episode në tubimin e 16 shkurtit.
Ndryshe nga sa dihej deri më tani është planifikuar, që ky demonstrim të shtrihet në dy ditë. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse organizatorët kanë kërkuar nga policia leje 48- orëshe.
Por kjo kërkesë është refuzuar nga drejtuesit e uniformave blu, të cilët njëkohësish kanë rritur jashtëzakonisht masat, duke rrethuar institucionet me një numër rekord forcash, mbi 1200.
Policia dhe Garda kanë vendosur gardh hekuri në oborrin e kryeministrisë, dhjetëra kamera nëpër shtyllat e ndriçimit dhe kanë blinduar me mbrojtëse çeliku dyert e dritaret, jo vetëm selinë e qeverisë, por të gjitha ministritë përqark bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

protestaaa