Tirana në shtetrrethim, deputetët e PS “zgjohen” në Kuvend, nuk lejohen gazetarët

Deputetët e PS-së ndryshe nga sa ndodh zakonisht kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit një orë para nisjes së seancës, të shoqëruar nga masa të shumta sigurie. Ky ka qenë urdhëri i dhënë prej ditës së djeshme nga ana e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Rreth 1200 policë ndodhen sot në Kuvend, ndërsa janë rrethuar pedonalja, dhe qytetarëve iu janë kërkuar mjetet e identifikimit.
“Qindra forca policie mbajne te rrethuar pedonalen mes Galerise se Arteve dhe Ministrise se Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetare qe kerkojne te kalojne ne kete rruge”, denoncon PD-ja.
Për të ndjekur senacen e radhës së kuvendit ka edhe gazetarë të atashuar të cilët sot janë përballur me gardhin e paparë të policisë sëeshtetit dhe nuk janë lejuar që të hyjnë e të bëjnë punën e tyre.
Policia ka penguar mediat të hyjnë në Parlament mengjesin e sotmshëm. Dhe duket se qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetet e PS që po hyjnë në sallë një orë e gjysëm para seancës.
Opozita do të protestojë sot sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që, sipas saj, do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.

Ndërkohë që e gjithë zona përpara Kuvendi është e rrethuar nga hekura dhe policë, ndërsa në disa foto të siguruara nga Faxëeb.al shihen punonjës të Bashkisë duke lyer me graso shtyllat e ndriçimit në rrugë.
Po ashtu mësohet se për të shmangur hyrjen e qytetarëve në Parlament, do të përdoren fillimisht uji dhe më pas gazi lotsjellës.

auto gazetaret1551773772

auto kontroll policie1551773144