Thirrja e Britanisë së Madhe: Ushtroni të drejtën tuaj të protestës!

Britania e Madhe ka pasur një inkurajim për protestuesit. “Ushtroni të drejtën tuaj të protestës!”. Mesazhi është lëshuar nga amabsadori i Britanisë së Madhe, Duncan Normal. Gjithnjë dhe më shumë po bëhet e qartë për ndërkombëtarët se kauza e opozitës është e drejtë dhe kjo reflektohet tek mesazhet e një pjese të mirë të këtyre ndërkombëtarëve që nuk komandohen nga pushteti kriminal me vota me blera i qeverisë.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Normal është i pari personalitet ndërkombëtar që ka reaguar deri tani për protestën e opozitës.
Në një status në ‘Tëitter’, ai shkruan se tubimi është mundësi e mirë për të ushtruar të drejtën për të protestuar, ndërsa bën thirrje për vetëpërmbajtje.
“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, deklaron ai.
Protesta e opozites pritet te zgjase rreth 48 ore, edhe pse policia ka dhene leje qe ajo te mbyllet ne oren 24:00.