Tension tek Drejtoria/ Policia arrestoi 7 anëtarë të një familjeje tek Unaza, mes tyre edhe një 15 vjeçar

Policia e Shtetit ka arrestuar në orët e fundit një familje me 7 anëtarë, mes të cilëve edhe një 15 vjeçar.
Behet fjalë për familjen Çejku, e cila banon në zonën e Astirit.
Familja Çekaj është shoqëruar menjëherë pas protestës së sotme te Unaza e Re, pa asnjë motiv.
Banorët e Unazës së Re janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në këto momente ata janë duke qëndruar në proteste pa afat tek policia duke kërkuar lirimin e personave të shoqëruar. Në mbështetje të tyre është dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Ai tha se policia ka marrë urdhër për të shuar protestën dhe për këtë shkak ka nisur arrestimet.

333 1