Sulmohen me gaz helmues protestuesit para Parlamentit, ka irritim dhe betejë

Mijërat e protestuesve që po mbanin të rrethuar Parlamentin janë sulmuar në pabesi me gaz helmues nga forcat speciale. Kjo ka bërë që protestuesit të irritohen.
Protestuesit vazhdojnë të mbajnë të rrethuar Parlamentin dhe nuk largohen pavarësisht se po sulmohen me gaz helmues. Pasojat e gazit helmues po e vuajnë edhe gazetarët e huaj.
Qytetarët po godasin me sende të forta forcat specilae që sulmuan protestuesit. Sulmi i policisë ka sjellë një irritim të tillë saqë protestuesit po e kthejnë në një betejë qytetare duke mos u tërhequr nga protesta.
Forcat speciale që po sulmojnë me gazin helmues serb janë në shkelje të ligjit dhe protokollit të përdorimit të këtyre armëve.