Studenti-Bashës: Nuk kemi besim ndaj politikave arsimore të ndërrmara nga qeveria Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Beratit ku u njoh nga afër edhe me shqetësimet e studentëve, të cilët i shprehën mungesën e besimit ndaj politikave arsimore të ndërrmara nga qeveria Rama.
Në bisedë me një nga studentët, Basha tha se Rama ka arritur deri aty sa çdo vendim kërkon ta kalojë nëpërmjet vrimës së gjilpërës së tij, me qëllim kontrollin absolut.
Dhe për të ilustruar këtë Basha përmendi faktin që edhe për një kërkim shkencor duhet marrë firma e ministrit.
“Lëvizja studentore është një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët. Ne kemi pesë vite e gjysmë që bëjmë këtë betejë me këtë qeveri. Do kishim dashur që beteja jonë të ishte një betejë normale politike. Pra që ata të shfaqnin pikëpamjet e tyre për reprmën arsimore, ne të tonën, dhe të shikonim me të mirën dhe secili të mbante përgjegjësitë e veta. Por ata u nisën për të bërë një ligj për Arsimin e Lartë që në fillim me qëllime tinzare.
Ky ligj nuk ndihmoi as studentët, as pedagogët. Ky ligj u nis për të favorizuar 5 veta, që ishin pronarët e institucioneve të arsimit të lartë privat.
Dhe me këtë synim të shtrembër nuk mund të ndërtosh asgjë të drejtë.
Si përfundim i gjithë sistemi arsimor është në kolaps. Ky është sistemi më i shtrenjtë në Evropë. Ju paguani 300 mijë lekë tarifë bachellor dhe 1 milon 100 master, marrim gjithmonë mesataren. Keni tarifat më të shtrenjta se në Gjermani por keni cilësinë më të dobët.
U centralizua gjithçka, Edhe në kohën e diktaturës, thonë pedagogët nuk kishte një centralizim të tillë.
Të arrish deri aty sa për një kërkim shkenvor të të duhet firma e ministrit kjo tregon që ke humbur çdo kontakt me realitetin. Tregon që ti nuk e ke fare haberin si funksion universiteti në Evropë. Dhe nuk është i paaftë por është hajdut. Dhe do që asgjë të mos kalojë përvçse vrimës së gjilpërës së vendimeve të tija”, tha Basha.