Skandali/ Përgjimet e reja të Drejtorit të Policisë dhe Fredi Alizotit

Ervin Salianji ka zbuluar sonte në ‘Opinion’ edhe dy përgjime të tjera ku drejtori i Policisë Fier flet me Fredi Alizotin, që tashmë është zbuluar se është përdorur kundrejt parave për të deklaruar se zëri i Agron Xhafaj në përgjimin e Babales është i tij.

Biseda është zhvilluar më 29 gusht 2019

Pas bisedës telefonike që Fredi Alizoti bëri me drejtorin e policisë së Fierit, drejt Tiranës është nisur nën drejtori i policisë për të takuar atë.

Fredi Alizoti: Ke Pazari i ri jam unë

Nëndrejtori i policisë: Atje ku u ndamë atë natë

Fredi Alizoti: Jo ore jo, jam këtu tek pazari i ri, tek 9 katëshet.

(kjo bisedë është zhvilluar në 29 gusht të 2018)

Dy përgjimet e tjera që janë publikuar në ‘Opinion’ i përkasin datës 1 tetor. Sipas Salianjit në këtë takim Fredi Alizoti ka marrë një tjetër pako me lekë.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë faktojnë se pushteti kriminal i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për përdorur kundër opozitës. Ervin Salianji deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 23. März 2019