Si u zbulua blerja e votave, Shërbimet e huaja përgjuan bandat e drogës dhe…

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata ka rrëfyer sesi u zbulua blerja e votave në zgjedhje nga politikanët e lartë të Shqipërisë.
Në emisionin “Provokacija” në Abcnews, Gjata tha se kjo ndodhi kur shërbimet e huaja përgjonin bandat e trafikut të ndërkombëtar drogës dhe atyre as u interesonte kjo çështja e votave, që tani është përfshirë në dosjet 339 dhe 184.
“Askush nuk i prek dy dosjet e famshme. Vetëm dy dosje janë që dimë ne, që kanë dalë kanë marrë dhenë, lere sa ka atje! Përgjimet ku politikanët e lartë të mazhorancës thuhet se kanë komunikim me bosët e bandave në Shqipëri për blerje votash. Çfarë ka ndodhur?!”, tha Gjata.
Shërbimet e huaja kanë përgjuar bandat e drogës, për trafik ndërkombëtar droge dhe i kanë përgjuar për hesap të tyre. Nuk e dinin ata se po merreshin me blerje votash pasi nuk u intereson shënimeve të huaja partnere çështja e blerjes së votave në Shqipëri, ata kanë problemin e trafikut të drogës. Duke hetuar këta banda ka dalë se shumë nga eksponatët dhe shefat e këtyre bandave flasin me politikanë të lartë për blerje votash. …Duke filluar që nga Vangjush Dako, ministri Gjiknuri e deri tek Edi Rama ka biseda.
Po po, e kanë thënë vetë prokurorët dhe vetëm majën e ajsbergut kanë nxjerrë BIRN dhe Zëri i Amerikës. Kjo pjesë e përgjimeve ka ardhur pastaj në Shqipëri dhe janë dy dosjet e famshme 339 dhe 184. Pse nuk hetohen? Nuk po themi pse nuk po i merr t’i arrestojë, t’i dënojë, por kërkojmë t’i hetojë. Por nuk i prek kush me dorë!”