Shkrimtarja Flutura Açka: Do të lidhemi me zinxhirë nëse guxojnë të shembin Teatrin!

Në takimin që po mbahet nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, me praninë dhe të liderit të opozitës, Lulzim Basha ka qenë e pranishme edhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka. Ajo deklaroi se, sot askush nuk i përfill artistët, ndërsa tha se Ministria e Kulturës nuk ka drejtori për librin dhe për bibliotekën. acka
“Askush nuk i përfill sot artistët. Pa menduar për librin që është vaj medet. Çmimi i librit është rrritur me 26%. Një popull ku 1 milion nuk kanë lexuar dot, se nuk e blejnë dot. Besoj do të jetë në vemendjen tuaj që për librin të mos lihet. Mendoje se se çfarë katastrofe ndodh me librin. Në miistrinë e Kulturës nuk ka drejtori libri dhe biblioteke.
Është paralizuar qendra kombëtare e librit. Kjo mund të bëhet enkas për të fshirë të shkuarën. Në vitin e Skënderbeut është djegur dhe përmbytur bliblioteka kombëtare. Kjo bëhet ndoshta për të fshirë çfarë është bërë këto 30 vjet ose është bërë nga padija. Unë dua nga ana juaj vëmendje. Ka shumë probleme”, tha shkrimtarja.
Açka tha se nëse qeveria vendosë të prishë teatrin kundër vullnetit të artistëve ata do lidhen me zinxhirë.
“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka.
Ndërkohë që pedagogu Mark Marku kërkoi llogari nëse PD ka një projekt të sajin lidhur me atë që do të ndodhë me Teatrin.