Revoltë tek Drejtoria e Policisë: “Qeveri e krimit, Rama ik, ky është genocid, poshtë diktatura”

Një grup i madh i banorëve të Unazës së Re, por jo vetëm, janë vendosur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e 7 protestuesve të arrestuar mbrëmjen e sotme pas protestës të Unaza e Re.
“Qeveri e krimit, Rama ik, ky është genocid, poshtë diktatura”, ishin disa nga thirrjet në korr të banorëve, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Banorët e Unazës së Re kanë dolën sërish në protestë mbrëmjen e sotme nga ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar anullimin e projektit të Unazës së Re duke argumentuar se dëmton pronat e tyre. Kujtojmë se ditët e fundit protestat e banorëve janë shoqëruar shpesh.

LIVE

LIVE – Banorët e Unazës së re protestë para Drejtorisë së Policisë: Lironi djemtë tanë!

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 26. März 2019