Reagimi i fortë nga Gjermania, Pack: Më vjen turp nga Knuti

Ish-anëtarja e Parlamentit Europian, ka reaguar pas deklaratave të eurokomisionerit Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri.
Ajo e konsideron si hipokrizi qëndrimin e Fleckenstein, ndërsa shprehet se ndihet e turpëruar nga ai, pasi sipas saj asnjëherë nuk ka kritikuar miqtë e tij socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet:
“Knut Fleckenstein gjykimi i Opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”.
Kujtojmë se eurokomisioneri Knut Fleckenstein, gjatë vizitës me delegacionin e PE-së në Tiranë, kritikoi Opozitën. Ai u shpreh se Opozita nuk duhet të bojkotonte.
Ai u shpreh: “Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. I bëj thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat, kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekt, në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja”.