Rama udhëton me charter, qytetarët s’kanë para për autobus

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se pengesa e vetme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është kryeministri Edi Rama. Nga Paskuqani, kryedemokrati ftoi qytetarët të bashkohen me 16 mars në sheshin e protestës, ndërsa pohoi se kjo është e vetmja rrugë për të çliruar vendin nga kriza ku është kapluar.
Basha foli gjithashtu me tone të ashpra për lidhjen e qeverisë me oligarkët, të cilët siç tha ai, pasurohen çdo ditë në kurriz të shqiptarëve dhe udhëtojnë me ‘Charter” me paratë e qytetarëve.
“Oligarkët jetojnë në luks, por edhe Edi Rama bredh me charter në të gjithë botën, ndërsa qytetarët nuk kanë para për një biletë autobusi. Ndryshimi po vjen. Shqipëria i ka mundësitë. Ju e keni në dorë çelësin e ndryshimit. Vend e pune për çdo shqiptar dhe veçanërisht për rininë. Pengesa e vetme për Shqipërinë, është një njeri që ka harrur vendin. Rruga që ne kemi përcaktuar do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.
Të shtunën të mblidhemi në sheshin e protestës, për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe të krijojmë një qeveri për popullin. Ne duam që fëmijët tanë ta ndërtojmë jetën këtu. Shqipëria nuk është një vend i varfër, por është vend i vjedhur. Ta vazhdojmë betejën deri në fitore. Që ta vijojmë betejën, na duhet dinjitet, përkushtim dhe qëndresë”, tha Basha.
“Më hoqën ndihmën, 6 muaj pa drita me foshnjen”
Një banore e Paskuqanit, Semiha, ka kërkuar të flasë më vete me kreun e PD-së, Lulzim Bashës, për problemet e saj. Semihaja tregoi se nuk merrte ndihmë ekonomike, pasi i thoshin se nuk e kishte përzgjedhur sistemi, se kishte shkollë e ambulancë afër, ndërkohë që ajo jetonte në kushte të mjerueshme.

“Eja dhe shikoje shtëpinë ku jetoj unë, iu lut ajo Bashës. Eja dhe shikoje. Më kanë lënë 6 muaj pa drita me foshnjen e vogël, asnjë s’e ka vrarë mendjen të ma zgjidhë problemin”.
Basha e ka dëgjuar më vëmendje dhe i ka bërë thirrje, t’i bashkohet protestës së 16 Marsit me të gjithë shqiptarët, se nuk kishte zgjidhje ndaj kësaj qeverie.
Gjatë takimit një banor shprehet:
Më kanë hequr ndihmën ekonomike. Jam e divorcuar me një fëmijë. Më kapë refuzuar ndihmën ekonomike. Shtëpinë e kam skandal.
Të vish trë shohësh shtëpinë time se a e meritoj ndihmën apo jo… me thanë se nuk plotësoj pikët sepse kam shkollën afër, kam ambulancën afër. I kam ccuar letër kryeministrit se kam 6 muaj pa drita me fëmi të vogël sepse mi kanë prerë dhe nuk më ktheu fare përgjigje. Kam paguar taksa 30 mijë lek, ujë, drita.
Xhelal Mziu: Ndihmë ekonomike tani me Edi Ramën merr 1 në 100 familje.
Basha: Në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan. Kjo tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin.
Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark.
Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq.
Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë në protestë më datë 16 mars!

53413472 382120392370508 1672057358475329536 n 1