Rama rikthen modelin e zgjedhjeve të Dibrës, modelin e blerjes së votës, të krimit…

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar gjatë ditës së sotme zgjedhjen e ish ministrit Gjiknuri në krye të reformës zgjedhore propozuar nga Rama.
Sipas Ina Zhupës, Edi Rama, me zgjedhjen e Damian Gjiknurit, po konfirmon se modelin e Dibrës do ta përdorë në çdo proces zgjedhor
Postimi i saj i plotë
Damian Gjiknuri, sekretar për reformën zgjedhore në PS!!!
Modeli i zgjedhjeve të Dibrës, modeli i blerjes së votës, i krimit, i intimidimit të votuesve, i parave të pista në fushatë, është modeli që kërkon Rama për gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e ardhëshme!
Personi që duhet të ishte në burg po të hetohej dosja 184, sot merr stafetën të jetë në krye të reformës zgjedhore!
Edi Rama rikonfirmon vullnetin për zgjedhje të blera dhe të kapura nga ai, ku mos pyesi për qytetarët por vetëm për kriminelët dhe oligarkët që i sigurojnë pushtetin.
Ky model do shkulet nga qytetaret që po tregojnë çdo ditë e më shumë që janë shumica, qe nuk kanë frikë nga diktatori i ri, që do rikthejnë demokracinë në këtë vend.
Nuk do ketë më zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”!
Opozita dhe qytetarët e bashkuar kanë për të fituar betejën për demokraci.

2 20

3 18