Rama përzë nga Shqipëria gazetaren britanike pse publikoi shkrime kritike ndaj tij

Një vendim skandaloz i pa ndodhur më parë. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama e gjetur nën sulme të shumta për skandalet ku është përfshirë, ka vendosur të dëbojë një gazetare të huaj që jetonte e punonte në Shqipëri.
Alice Taylor është dëbuar nga Shqipëria me vendim të Edi Ramës dhe vendimin e ka bërë të ditur vetë gazetarja. Screenshot 4 11
‘Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës si gazetarë dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani më kanë anuluar rinovimin e lejes së qëndrimit.
Kështu tani jam në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe më kërkojnë të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të kem pasi jam pothuajse 6 muajshe shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar’, shkruan Alice Taylor në Twitter.

Më poshtë është artikulli që gazetarja britanike ka publikuar përpara disa ditësh në të cilën mbizotërojnë akuza të shumëllojshme ku ndër të tjera shkruhet se ajo është një agjente ruse dhe shkruan për mediat ekstremiste:
Gjyqi i portaleve sensacionale ndaj “spiunes ruse” më famëkeqe në Shqipëri—pra mua— ka vazhduar edhe sot. Zbulimet më të fundit nga gjirizi i shtypit shqiptar kanë nxjerrë në pah se, me sa duket, fakti që artikujt e mi gjenden në faqen e internetit të Tsarizm—një faqe amerikane, pa asnjë farë lidhje me Rusinë— do të thotë se unë jam, pa dyshim, e lidhur me teorinë e çuditshme se ne po përpiqemi të rrëzojmë nga pushteti Edi Ramën me ndihmën e Rusisë.
Por këto portale po luajnë një lojë të rrezikshme, sepse teksa thonë se, meqë unë jam një kontribuese e kësaj faqeje, ngaqë artikujt e mi shfaqen atje, ata janë, në fakt, duke bërë autogol. Arsyeja është e thjeshtë: gjatë 12 muajve të fundit, unë kam qenë “kontribuese” në të njëjtat portale (nuk dua t’i quaj gazeta, pasi kjo do të nënkuptonte se ata janë gazetarë, gjë që nuk është e vërtetë), të cilat po përpiqen të më diskreditojnë mua.

11 2

22 1